Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Dëmtohet rruga 'Dervish Hima' në Durrës, banorët: Nuk është bërë asnjë investim

16:55, 20/03/2023
A+ Aa A-

Banorë të lagjes Nr.14 në Durrës, kanë ngritur shqetësimin për amortizimin e rrugës “Dervish Hima”. Për shkak të dëmtimit të rrugës, janë shkaktuar edhe shumë aksidente me pasoja të rënda për njerëzit.

Nga SYRI TV

Gropa të mëdha të mbushura me ujë, mungesë kanalizimesh dhe trotuaresh. Banorë të lagjes Nr. 14 në rrugën ‘Dervish Hima’ në Durrës, u duhet të përballen çdo ditë me këtë situatë.

Efekte nga rruga gropat me ujë.

U është dashur shpesh ta mirëmbajnë me paratë e tyre, por tashmë, sipas banorëve, kjo gjë është e pamundur. Ata kërkojnë investime për rehabilitimin e rrugës.

Rruga kryqëzohet me unazën e qytetit, ndërsa shpesh mungesa e sinjalistikës ka shkaktuar edhe aksidente.

Thirrjet ndaj bashkisë për marrjen e masave kanë qenë të shpeshta, por deri më tani pushteti lokal është inekzistent për këta banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco