VIDEO-SYRI TV/ Banorët e fshatit Mezhgoran në protestë: Ne nuk kemi ujë dhe investime

VIDEO-SYRI TV/ Banorët e fshatit Mezhgoran në protestë: Ne nuk kemi ujë dhe investime

15:07, 26/02/2023
A+ Aa A-

Banorë të fshatit Mezhgoran protestuan kundër ndërtimit të një ujësjellësi, i cili u merr ujin e burimit të fshatit për të furnizuar dy zona të tjera rurale. Banorët i kërkojnë kryetarit të bashkisë Tërmet Peçi të heq dorë nga ky projekt.

Nga SYRI TV

Dhjetëra banorë të fshatit Mezhgoran në Tepelenë, protestuan kundër ndërtimit të një ujësjellësi, i cili u merr ujin e burimit të fshatit për të furnizuar me ujë fshatrat Luadhin dhe Peshtan.

Banorët kundërshtojnë projektin e bashkisë së drejtuar nga Tërmet Peçi, duke u shprehur se fshati Mezhgoran është pa ujë.

Banorët i kanë drejtuar një peticion kryetarit të bashkisë, duke i kërkuar të heq dorë nga marrja e ujit të fshatit, ndërsa theksojnë gjithashtu, se Mezhgorani prej 30 vjetësh nuk ka asnjë investim në infrastrukturë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco