Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fundjavë me reshje shiu dhe stuhi për shkak të ciklonit mesdhetar

Fundjavë me reshje shiu dhe stuhi për shkak të ciklonit mesdhetar

07:12, 10/12/2022
A+ Aa A-

Qëndra ciklonike e pozicionuar në Mesdheun perëndimor gradualisht do të afrohet drejt vendit tonë ku priten rreshje shiu dhes stuhi intesive kryesisht gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të ditës së diel.

E shtunë, 10 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu intesive dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim dhe jugperëndim gjatë pasditës dhe në mesnatë.  Era do të jetë me drjetim Jug  - Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/12°C
Zona e ulët         12/20°C
Zona bregdetare 14/20°C

Kosova, e shtunë, 10 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 11°C -15°C .

E diel, 11 dhjetor 2022

Moti do të jetë me reshje shiu intesive dhe stuhi me aktivitet kryesor në jug dhe juglindje në orët e para të ditës, pasdite rreshjet do të humbasin intesitet.   Era do të jetë me drjetim Veri - Lindje me shpejtësi 12-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/12°C
Zona e ulët         8/18°C
Zona bregdetare 12/17°C/ RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco