Të enjten, reshje shiu në perëndim, dëborë në zonat malore

Të enjten, reshje shiu në perëndim, dëborë në zonat malore

07:00, 01/12/2022
A+ Aa A-

Qendra me presion të ulët atmosferik është aktive në detin Jon duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bore në vendin tonë në fillimin e dimrit meteorologjik.

E enjte, 1 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe bore të pakta në Juglindje në pjesën e parë të ditës. Pasdite do të jetë me vranësira dhe kthjellime.  Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/8°C
Zona e ulët         8/15°C

Zona bregdetare 10/14°C

Kosova, e enjte, 1 dhjetor 2022

Moti do të jetë me  vranësira reshje shiu dhe bore . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 4°C -6°C .

E premte, 2 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të pakta.  Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       4/11°C
Zona e ulët         6/17°C
Zona bregdetare 10/17°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco