Tronditëse/ 'Më kanë dhunuar fizikisht', Besniku: Djemtë e mi të droguar më thonin ‘erdhe o i mbaruar i m*utit’

Tronditëse/ 'Më kanë dhunuar fizikisht', Besniku: Djemtë e mi të droguar më thonin ‘erdhe o i mbaruar i m*utit’

22:44, 27/11/2022
A+ Aa A-

Besniku ka shokuar me deklaratën e tij për fëmijët në seancën e ndërmjetësimit te “Shihemi në Gjyq” në E Diela Shqiptare.

Ai është shprehur se me gruan e tij ka pasur probleme të shumta prandaj dhe i dha fund martesës.

Sipas tij ajo nuk i ka edukuar dy djemtë e tyre ashtu siç duhej dhe merrej me shumë pisllëqe.

Djemtë sipas Besnikut janë të droguar, pinë hashash dhe kishin një sjellje jo shumë të hijshme ndaj të atit.

Dorina: Unë i kam thënë, a ke probleme me atë tjetrën? Jo më tha nuk kam.

Eni Çobani: Ia ke shpjeguar? Ti ke akoma probleme me gruan e parë.

Besniku: Unë kam pasur probleme, nuk kam më.

Eni Çobani: Kur i ke pasur o Besnik?

Besniku: I kam pasur në 2019, atëherë dhe e ndava. Problemi qëndron se ajo merrej me shumë pisllëqe, fëmijët dy djemtë, janë drogaxhinj. Shanin bënin, rrinte njëri në një dritare, njëri në tjetrën, më fal publiku, si puna e çitave, pinin hashash dhe unë kur vija nga puna me të drejtë të Zotit, në orën 7 të darkës “erdhe ti o i mbaruar i m*tit”, të më falni publiku. Ta marrtë dreqi me gjithë fëmijë, as punonin, lanë dhe punën, vetëm një person, vetëm unë. Moj grua hiqja mënjanë, moj grua qysh t’ua bëjmë.

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, Besniku ka ardhur më partneren e tij Dorinën për të zgjidhur një problem mes tyre. Dorina e cila ka një vajzë 6 muajshe me Besnikun, shprehet se nuk dëshiron të martohet me të derisa të zgjidhë problemet që ai ka ende me ish-gruan e tij.

Ish-vjehrra e ka denoncuar Besnikun se i ka vjedhur 6 kuintal kokërr ulliri, por ai e mohon në mënyrë kategorike, duke u shprehur se nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Madje Besniku ka treguar se është ndarë nga ish-gruaja sepse ka qenë i dhunuar fizikisht nga ajo dhe dy djemtë e tij, që sipas tij pinë drogë dhe nuk janë në rrugën e duhur. Ai ka treguar publikisht fotot ku ai shihet i dhunuar.

Besniku: Unë atë grua nuk e dua, nuk e doja më për arsye se ajo ka bërë një masakër sikur unë të isha një përbindësh, urdhëro. I bëhet babait, i bëhet babait në këtë mënyrë? (Besniku tregon fotot e tij ku shihet i dhunuar. Ja ata drogaxhinj, kjo është e vërteta.

Eni Çobani: Kush janë drogaxhinj?

Besniku: Djemtë e mi.

Eni Çobani: Pra ti je  dhunuar fizikisht?

Besniku: Po normale.

Eni Çobani: Nga ish-bashkëshortja dhe fëmijët?

Besniku: Nga ish-bashkëshortja dhe fëmijët

Eni Çobani: Dhe për këtë arsye je divorcuar?

Besniku: Normale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco