Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Moti i javës që vjen, acar dhe shiu nis nga e mërkura

FOTO/ Moti i javës që vjen, acar dhe shiu nis nga e mërkura

19:50, 27/11/2022
A+ Aa A-

Pas një jave me shira intensive dhe një fundjavë të thatë, por pa reshje, edhe java që vjen pritet të nisë njësoj.

E hëna dhe e marta do të jenë ditë pa reshje, por me temperatura të ulëta.

Ndërsa nga e mërkura pritet rinisja e shirave, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Më poshtë, parashikimi i motit për javën që vjen:  

Java e ardhshme e cila përkon dhe me ardhjen e dimrit meteorologjik do të mbartë me vete ndryshime nga dita në ditë.

Deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit. Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco