FOTO/ Moti i javës që vjen, diell dhe temperatura të larta

FOTO/ Moti i javës që vjen, diell dhe temperatura të larta

13:58, 30/10/2022
A+ Aa A-

Edhe për javën që vjen, moti në vendin tonë do të vazhdojë të jetë me diell dhe me temperatura të larta krahasuar stinës në të cilën ndodhemi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen.

Ashtu si këto ditët e fundit edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm, por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim përpara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relatvisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco