Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Konkursi për mjekësinë nis në vitin 2023, të gjithë kandidatët në Tiranë për testimin online

Konkursi për mjekësinë nis në vitin 2023, të gjithë kandidatët në Tiranë për testimin online

12:58, 06/10/2022
A+ Aa A-

Për të ndjekur degën e Mjekësisë së Përgjithshme tashmë nuk do të mjaftojë vetëm mesatarja e lartë. Të gjithë maturantët që synojnë këtë program studimi do t’i nënshtrohen edhe konkursit online, krahas provimeve të maturës shtetërore.

Kjo formë përzgjedhjeje do të nisë më maturantët e këtij viti dhe fillimisht vetëm për mjekësinë. “Ata maturantë që duan të zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, pra duan të vazhdojnë studimet për Mjekësi e Përgjithshme, përveç detyrimeve që ka aktualisht sistemi për provimet e maturës mesataret ajo formula që tashmë është aktive, kanë detyrim të japin edhe një provim tjetër, i cili është një provim që zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është provim i automatizuar siç bëhet provimi i portalit. Siç bëhen provimet e licencave, në mënyrë që të shmanget edhe gabimi, të shmanget edhe fiktiviteti, të shkurtohet koha dhe në fund të fundit ai sistemi meritë-preferencë që synon i gjithë sistemi i maturës shtetërore të realizohet 100%”, tha ministrja Kushi.

Në mbyllje të provimit të automatizuar kandidati mëson edhe rezultatin e pikëve. Por sipas specialistëve  të Ministrisë konkursi do të ketë shtrirje në kohë për shkak të numrit të lartë të kandidatëve që synojnë mjekësinë.

“Testohen në të njëjtën kohë 100 aplikantë të cilët kanë të njëjtin test, sepse testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi. Do të jetë një test i ndarë në tri nivele ashtu sikurse edhe testi i maturës është, ashtu sikurse edhe testet që ju bëni në shkollë janë të ndarë në tri nivele. Mendojmë që do të kemi 50 pyetje me 100 pikë njësoj si sistemin e licencave, do të jenë pyetje të hartuara sipas niveleve, do të jenë pyetje që sistemi i merr gjithashtu sipas niveleve. Përgjigjen ju e merrni përmes një deklarate në kohë reale, sapo e përfundoni provimin dhe që sapo përfundoni provimin ju kuptoni se në cilin pozicion të rankimit jeni”, tha Aurora Balliu, drejtore e QSHA.

Pyetjet e konkursit për degën e Mjekësisë do të hartohen nga mësues të shkollës së mesme. Këtë vit, testimi online nuk do të zhvillohet për ata që synojnë farmacinë dhe Stomatologjinë. Drejtues të ministrisë deklaruan se ky proces së afërmi do të shtrihet edhe për degët e tjera./A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco