Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Shpopullimi masiv, shifra tronditëse nga maternitetet

11:50, 27/09/2022
A+ Aa A-

Shqipëria drejt plakjes nuk është më një mit. Për herë të parë këtë vit, Materniteti i Fierit rrezikon të mos arrijë numrin e 1 mijë fëmijëve të lindur gjatë gjithë vitit. Mjeku obstetër Besnik Brahimaj, tregon për mediat, se në tetë muajt e parë të vitit janë kryer vetëm 560 lindje në këtë maternitet, ose rreth 30 përqind më pak se një vit më parë

SYRI TV

Mjekët obstetër në Maternitetin e Fierit tregojnë se këtë vit rrezikohet të mos arrihet numri i 1 mijë lindjeve vjetore. Nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, në maternitetin e Fierit janë kryer 560 lindje.

Mjeku Besnik Brahimaj tregon se vetëm pak vite më parë, në maternitetin e Fierit realizoheshin deri në 500 lindje në muaj, ndërsa aktualisht realizohen mesatarisht 70 lindje në muaj. Krahasuar me vitin e kaluar, në maternitetin e Fierit numri i lindjeve ka rënë me 30 përqind.

Sipas statistikave, në Maternitetin e Fierit kryheshin rreth 4500 deri në 5 mijë lindje çdo vit, ndërsa këtë vit për herë të parë, numri i lindjeve rrezikon të mos arrijnë shifrën e 1 mijë foshnjave.

Shkak i lindshmërisë së ulët llogaritet emigracioni i lartë i të rinjve, të cilat po largohen jashtë vendit për shkak të kushteve ekonomiko-sociale në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco