Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

VIDEO-SYRI TV/ Mungesa e tregut i fut në krizë fermerët lushnjarë, 200 ha vreshta në Allkaj pa vjelë

10:38, 24/09/2022
A+ Aa A-

Edhe në Lushnjë rrushi po mbetet në hardhi pa u vjelë. Çmimi i ulët që ofrojnë grumbulluesit dhe mungesa e punishteve agro-përpunuese, po falimenton dhjetëra fermerë, të cilët ende nuk kanë nisur vjeljen e rrushit. Vetëm në fshatin Allkaj të Lushnjës janë 200 hektarë vreshta, ku fermerët ende nuk kanë nisur këputjen e rrushit nga hardhitë.

Nga SYRI TV

Pas fermerëve të Roskovecit, edhe ata në Lushnjë e kanë lënë pa vjelë rrushin për shkak se nuk ka treg për shitje. Vetëm në njësinë administrative Allkaj në Lushnjë janë rreth 200 hektarë tokë e kultivuar me vreshta. Pothuajse i gjithë prodhimi i këtij viti po kalbet në hardhi, pasi grumbulluesit po e kërkojnë rrushin me çmim nën kosto, rreth 20 lekë për kg.

Një tjetër problem, sipas fermerëve, është mungesa e pikave të grumbullimit të specializuara për mbledhjen e rrushit apo punishteve industrial agro-përpunuese.

Teksa ditët kalojnë dhe tregu mungon, qëndrimi i rrushit në pemë pa vjelë, rrezikon që të çojë në kolaps  ekonomik dhjetëra fermerë të Myzeqesë.

Gazetar: M. Muzaka

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: H. Maloku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco