Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO-SYRI TV/ Korsia e emergjencave në Vlorë jo funksionale, qytetarët e konsiderojnë projektin dështim

13:51, 16/08/2022
A+ Aa A-

Projekti i bashkisë së Vlorës për ndërtimin e një korsie emergjencash drejt spitalit rajonal të qytetit, nga qytetarët konsiderohet si një dështim. Këta të fundit tregojnë se kjo korsi asnjëherë nuk ka qenë funksionale dhe aksidente të shumta kanë ndodhur, çka bën që nga qytetarët të konsiderohet si një dështim.

Nga SYRI TV

Pak vite më parë ka përfunduar në total rikonstruksioni i segmentit rrugor me gjatësi 1 km, nga bashkia e Vlorës drejtë spitalit rajonal të qytetit. Në projekt u parashikua se, segmenti kryesor që të çon drejt spitalit duhet të kishte një korsi emergjente për ambulancat, por sipas qytetarëve kjo korsi nuk ka funksionuar asnjëherë, teksa sipas tyre tashmë është kthyer në shëtitore dhe në një vendparkim për automjetet në zonë

Ambulanca sipas qytetarëve kalon në rrugën kryesore dhe në situata emergjente ngec në trafik duke mos i dhënë pacientëve ndihmën në kohë. Gjithashtu,  shumë aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në këtë segment rrugor, pasi nuk ka  trotuar të përshtatshëm këmbësorësh.

Qytetarët e shohin këtë projekt si të dështuar, pasi nuk plotëson asnjë nga  kushtet për të cilat është krijuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco