Morën nota të ulëta në provimin e Biologjisë/ Maturantët në protestë: Pyetjet, jashtë programit

21:44, 25/06/2022
A+ Aa A-

Maturantët e Tiranës kanë protestuar pranë ministrisë së arsimit për tezën e provimit me zgjedhje në lëndën e biologjisë dhe fizikës. Ata pretendojnë se pyetjet e provimit në Biologji ishin jashtë programit, ndërsa në Fizikë koha ishte e pamjaftueshme. Thirrja e tyre për ministrinë e arsimit është ripërsëritja e provimit.

SYRI TV

Është provimi i Biologjisë i zhvilluar më 24 qershor, ai i cili ka revoltuar maturantët. Këta të fundit kërkojnë rispërsëritje të provimit, pasi kanë humbur shumë pikë, ndërkohë që synojnë programet e mjekësisë për studimet universitare.

Edhe maturantët të cilët kanë zgjedhur lëndën e Fizikës shprehen të zhgënjyer. Ata tregojnë se koha ishtë e pamjaftueshme, pasi ushtrimet ishin të komplikuara dhe voluminoze për tu zgjidhur në kohën në dispozicion.

Maturantët kanë shprehur mendimin e tyre edhe në lidhje me reagimin e ministres Kushi, e cila deklaroi se po ndjek me vëmendje çështjen.

Nga zhgënjimi i pësuar, maturantët të cilët kanë pasur dëshirë për t'u shkolluar dhe punuar në vendin e tyre, tashmë do të largohen, pasi nuk shohin shpresë në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco