Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Covidi i gjatë, 10% e të infektuarve kanë shqetësime, zgjasin deri një vit

Covidi i gjatë, 10% e të infektuarve kanë shqetësime, zgjasin deri një vit

16:10, 24/06/2022
A+ Aa A-

10% e personave që kanë kaluar koronavirusin tashmë po vuajnë nga pasojat e Covidit të gjatë. Lodhje e vazhdueshme, dhimbje koke, dobësim memorie dhe vështirësi në frymëmarrje janë ankesat më të shpeshta te këta persona.

Mjekët thonë se shqetësimet nga Covidi i gjatë zgjasin 6 muaj deri 1 vit pas infektimit. Pneumologu Arben Tanka thotë se shqetësimet e Covidit të gjatë nuk duhen neglizhuar, por as nuk duhet të vetëmjekohemi.

Ndërkohë, në pavionin post-Covid, në sptalin ‘Shefqet Ndroqi’, situata është më e qetë.

Vetëm 5 pacientë po marrin trajtim për pasojat e rënda që u ka shkaktuar koronavirusi.

Rritja e infektimeve ditët e fundit ende nuk është reflektuar në spitale dhe sipas të dhënave të deritanishme, pjesa më e madhe e të infektuarve po e kalojnë si grip sezonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco