Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Qeverisje e hapur nëpërmjet rrjetit 'Open Gov Hub' për përmirësimin e demokracisë

14:50, 19/05/2022
A+ Aa A-

Rrjeti i parë në botë për “Qeverisjen e Hapur”, Open Gov Hub ka zhvilluar një event me praninë e pjesëmarrësve të 13 qendrave në të gjithë botën. Në qendër të diskutimeve ishte misioni për qeverisje më të hapur për popullin dhe përmirësimi i demokracisë, përmes trajnimeve dhe bashkëpunimeve në të gjithë rrjetin në 5 kontinente.

Nga SYRI TV

Rrjeti Open Gov Hub, i cili përfshin më shumë se 13 qendra në të gjithë botën, ka zhvilluar një event me praninë e pjesëmarrësve dhe liderëve të këtyre qendrave, mes tyre Edison Frangu, drejtor ekzekutiv i Open Gov Hub Albania.

E pranishme ishte edhe Drejtoresha e Open Gov Hub, znj. Nada Zohdy që ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Znj. Nada Zohdy tha:  “Ne jemi rrjeti i parë inovativ në botë që mbështesim qeverisjen e hapur për njerëzit dhe pjesëmarrjen e tyre kudo në botë. Fillesat tona kanë qenë në vitin 2012 në Washington dhe aktualisht mbështesim 55 organizata të shoqërisë civile.

Jam shumë e lumtur që erdha në Shqipëri në vizitën time të parë për të mbështetur lançimin e Open Gov Hub në Shqipëri. Kjo është 1 nga 13 qendrat që ne kemi në të gjithë botën, për të arritur misionin për një qeverisje më të hapur për popullin. Aktualisht janë duke u organizuar më shumë se 200 evente në më shumë se 16 qytete të botës në kuadër të javës Open Gov Hub 2022, me qëllim përmirësimin e demokracisë”.

Open Gov Hub është themeluar në vitin 2012 si qendra e parë në botë e përqendruar në temën kryesore “Qeverisje e Hapur”, me një impakt shumë të madh social.

Sot Open Gov Hub mbështet më shumë se 65 organizata pjesëmarrëse në Washington, duke u mundësuar trajnime të përbashkëta bashkëpunimi rajonal dhe në të gjithë rrjetin e 13 qendrave në 5 kontinente.

Gazetare: F. Çela, Operator: V. Selamaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco