Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO-SYRI TV/ Pallati 145 në Lezhë në makthin e ujërave të zeza: Bashkia s'jep zgjidhje!

14:44, 01/05/2022
A+ Aa A-

Banorët e pallatit 145 në Lezhë çdo ditë po përballen me problemin e ujërave të zeza dhe shprehen se shëndeti i tyre rrezikohet nga infeksionet e mundshme nga ndotja. Edhe pse banorët janë ankuar shpesh në bashkinë  e Lezhës, ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, vëren gazetari Martin Marku.

Nga SYRI TV

Ujerat e zeza në hyrje të pallati 145 pranë bulevardit “Gjergj Fishta” në Lezhë, janë kthyer në kërcenim serioz për shëndetin e banorëve. Ata shprehen se janë ankuar në bashki, por nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.

Banorët thonë se gjatë verës situata bëhet me shqetësuese, ku për shkak të erës së rëndë, nuk i hapin dot dyert dhe dritaret.

Ata apelojnë që bashkia e Lezhës së bashku me Ujësjellës-Kanalizimet ta zgjidhin këtë situatë, pasi shëndeti i tyre është tejet i rrezikuar.

Problemi i ujërave të zeza në këtë lagje, sipas banorëve, vijon prej vitesh dhe institucionet nuk marrin masa për pastrimin e zonës, pavarësisht se paguajnë taksa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco