Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Pas shiut e borës, vijnë ngricat, ja si do të jetë moti për orët e ardhshme

FOTO/ Pas shiut e borës, vijnë ngricat, ja si do të jetë moti për orët e ardhshme

16:19, 21/01/2022
A+ Aa A-

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se 70 milimetra shi ka rënë në Lezhë, ndërsa Dibra ka pasur reshjet më të shumta të dëborës prej 14 centimetra.

Por reshjet duket se janë ndalur, duke i lënë vendin ngricave që do të përfshijnë të gjithë Shqipërinë.

Më poshtë, parashikimi i motit për orët në vijim:

Prej mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente fronti i ftohtë solli reshje të cilat u regjistruan në stacionin meteorologjik Lezhë prej 70mm, në Elbasan 31mm e në pjesën tjetër të vendit nën këto vlera. Qyteti i Peshkopisë ka patur sasinë prej 14cm reshje bore si dhe Korca 4cm.

Ashtu sikundër duket nga imazhi i satelitit ka nisur kthjellimi në veri të territorit e kjo do të vijojë orë pas ore. E pranishme do të jetë era e vrullshme veriore kryesisht në bregdet. Këto masa do të sjellin ngrica të mëtejshme në orët e ardhshme por edhe ditën e nesërme duke bërë që temperaturat të parashikohen:

në zona malore -11 deri -2°C

në zona e ulëta -3 deri 5°C

në zona bregdetare -1 deri 5°C

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco