Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Nis moti i acartë/ Instituti i Gjeoshkencave: Kujdes sot dhe nesër

Nis moti i acartë/ Instituti i Gjeoshkencave: Kujdes sot dhe nesër

11:30, 21/01/2022
A+ Aa A-

Moti i acartë ka nisur të sundojë vendin tonë. reshjet kanë nisur në mbarë vendin, ndërkohë që nesër pritet të ulen ndjeshëm temperaturat. Instituti i Gjeoshkencave ka bërë një parashikim për situatën.

DËBORA DHE NGRICA

Sot (e premte datë 21) dhe nesër (e shtunë datë 22) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Verilindore, Lindore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

PARASHIKIMI METEO   

RESHJET

Sot pasdite (e premte datë 21) dhe nesër (e shtunë datë 22) priten reshje lokalisht mesatare në qarqet Elbasan dhe Korçë, ndërsa reshje të dobëta në qarqet e tjerë. Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të territorit reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 400m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë datë 22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 6 °C

në vendet e ulëta: -6 / 2 °C

në vendet malore: -15 / 1 °C

ERA

Sot pasdite (e premte datë 21) dhe nesër (e shtunë datë 22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri të vendit deri e fortë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco