VIDEO-SYRI TV/ Do shemben 3 shtëpi në lagjen ‘5 maji’, banorët: Do i mbrojmë me gjak

VIDEO-SYRI TV/ Do shemben 3 shtëpi në lagjen ‘5 maji’, banorët: Do i mbrojmë me gjak

14:21, 18/01/2022
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës pritet që të mërkurën të fillojë aksionin e shembjes së 3 shtëpive në zonën e 5 majit. Vetëm 1 ditë përpara këtij aksioni, pronarët shprehen se do i mbrojnë me gjak banesat e tyre, nëse bashkia nuk ofron marrëveshje.

Nga SYRI TV

Këtë të mërkurë, sipas një njoftimi  dërguar banorëve, Bashkia e Tiranës pritet të shembë 3 shtëpi në zonën e 5 majit, pavarësisht se nuk ka asnjë marrëveshje me këta pronarë.

Banorët janë shprehur se tashmë nuk kanë më asgjë për të humbur, por do të mbrojnë banesat me gjak

SYRI TV ka hyrë brenda banesave, ku vihet re se pronarët nuk kanë marrë asnjë masë për të liruar shtëpitë e tyre dhe shprehen se nuk tërhiqen.

Banesat do të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit, ku pritet të ndërtohet një lagje e re për të prekurit nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco