Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Dy vjet pas tërmetit, në Durrës veç 214 banesa gati

VIDEO-SYRI TV/ Dy vjet pas tërmetit, në Durrës veç 214 banesa gati

13:31, 08/12/2021
A+ Aa A-

Dy vjet pas tërmetit tragjik në bashkinë e Durrësit janë ndërtuar vetëm 214 banesa, ndërkohë që rreth katër mijë familje presin ende të marrin banesa të reja. SYRI TV ka siguruar të dhëna zyrtare nga bashkia, të cilat tregojnë se procesi i rindërtimit po ecën shumë ngadalë. Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar duket i shqetësuar për situatën me fondet e rindërtimit, duke i kërkuar qeverisë të bëjë menjëherë transparencë.

Nga SYRI TV

Kur kanë kaluar dy vjet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, mijëra familje në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë, ende nuk kanë marrë banesat e reja. Procesi i rindërtimit të banesave individuale dhe apartamenteve duket se po ecën me ritme shumë të ngadalta në bashkinë e Durrësit.

Nga të dhënat zyrtare, që SYRI TV siguroi nga kjo bashki, rezulton se për dy vjet janë ndërtuar vetëm 214 banesa individuale. Ndërkohë në total, kjo bashkia ka 3900 familje të cilat trajtohen me bonusin e qirasë, një pjesë e të cilave jetonin në pallate të dëmtuara nga tërmeti ndërsa shumë të tjera në banesa private që u shkatërruan në 26 nëntor të dy viteve më parë.

Po sipas bashkisë së Durrësit, në territorin që ajo mbulon, jetojnë prej dy vjetësh në çadër 40 familje. Këto familje, sipas bashkisë, qëndrojnë me dëshirën e tyre në çadër. Të dhënat tregojnë se situata me rindërtimin në Durrës është shumë larg premtimeve publike të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të posaçëm Arben Ahmetaj, të cilët ishin angazhuar që familjet e pastreha të merrnin banesat e reja brenda këtij viti.

Mirëpo, bashkia thotë se rindërimi nuk ka përfunduar, ndërsa të dhënat janë të ndryshme, duke lënë të kuptohet se rreth katër mijë familje do të duhet të presin pa afat për të marrë banesat e reja. shto këtu faktin se një pjesë e apartamenteve të dëmtuara në shkallë deri në DS3, ende nuk kanë nisur riparimet.

Banorë të Durrësit, të prekur nga tërmeti, kanë zhvilluar disa protesta gjatë javëve të fundit, duke ngritur dyshime dhe pakënaqësi për procesin e rindërtimit. Gjatë muajve të fushatës elektorale, qeveria shqiptare transferoi direk në llogaritë e qytetarëve miliona euro për rindërtimin, ku përfituesit më të mëdhenj ishin banorë të qarkut të Durrësit.

Mirëpo kjo situatë duket se ka shqetësuar institucionet financiare ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar një ditë më parë qeverisë të zbatojë menjëherë masa të transparencës dhe llogaridhënies për fondet e tërmetit dhe pandemisë.

Kjo krizë, është menaxhuar financiarisht nga ministri i posaçëm dhe zëvendëskryeministri aktual Arben Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco