Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Parashikimi i motit/ Rreziku nga përmbytjet, ja zonat më problematike

Parashikimi i motit/ Rreziku nga përmbytjet, ja zonat më problematike

12:07, 06/12/2021
A+ Aa A-

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me situatën meteorologjike në vend. IGJ sjell një parashikim edhe për rrezikun nga përmbytjet.

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sipas llogaritjeve të IGJEO, gjatë ditës së sotme (e hënë, datë 6) vijojnë reshje me intensitet mesatar, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, pothuajse në të gjithë territorin, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Për shkak të rënies së intensitetit të reshjeve, gjatë ditës së nesërme (e martë, datë 7), pritet të ketë një përmirësim të situatës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, datë 6) priten reshje mesatare në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër dhe deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve të tjera. Nesër (e martë, datë 7) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Sot pasdite, në jug të territorit, reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, datë 7) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8/12 °C

në vendet e ulëta: 7/12 °C

në vendet malore: 0/6 °C

Era

Sot pasdite (e hënë, datë 6) dhe nesër (e martë, datë 7) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por në bregdet e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco