Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Italia do të hapë kufijtë për 80 mijë emigrantë të rinj, kuotë dhe për Shqipërinë

Italia do të hapë kufijtë për 80 mijë emigrantë të rinj, kuotë dhe për Shqipërinë

09:26, 30/11/2021
A+ Aa A-

Italia do të hapë dyert për 80 mijë emigrantë të rinj ekstrakomunitarë.Shteti fqinj pritet të aprovojë së shpejti vendimin për pranimin e rreth 80 mijë emigrantëve të rinj për motive pune, punësim sezonal apo punë autonome.

Drafti ligjor për këtë fluks të ri emigrantësh do të miratohet brenda muajit dhjetor të 2021 e po punohet nga disa ministri të kabinetit Draghi e në veçanti nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Punës.

Fluksi i kësaj kuote të re emigrantësh do të jetë për vendet ekstrakomunitare si Shqipëria, Bosnja, Hercegovina, Tunizia, Algjeria, Bangladeshi etj.

Emigratët e rinj kërkohen të punësohen në sektorin e autotransportit, prodhimit, ndërtimit, hoteleri-turizëm, bujqësi. Një kuotë i është rezervuar emigrantëve që kanë kryer kurse profesionale të specializuara në vendet e tyre të origjinës.

Ky vendim ka shkaktuar debate politike brenda qeverisë italiane. Është Partia Lega e cila kërkon të analizojë çdo detaj të këtij dekreti të cilin e quan momentalisht të panevojshëm për shkak se Covid 19 ka shkaktuar një rëndesë ekonomike për shtetin italian.

"Janë gati 3 milionë qytetarë që marrin pagën e ndihmës për shkak të papunësisë e varfërisë me një kosto rreth 9 miliardë euro në vit për arkën e shtetit e çdo ditë zbarkojnë në brigjet italiane me dhjetra qindra emigrantë përmes Mesdheut", ka deklaruar nënsekretari i shtetit për Ministrinë e Brendshme, legisti Nicola Molteni.

"Në këtë moment të hapësh kufijtë për emigrantë të rinj është një vendim i nxituar", ka thënë ai.

Ky numër i ri emigrantësh që brenda këtij viti pritet të hyjë në Itali është gati trefish më shumë se ai i një viti më parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco