VIDEO – SYRI TV/ Amortizohet rruga në Lezhë, banorët: Na vështirëson jetesën, nuk shesim dot prodhimet

VIDEO – SYRI TV/ Amortizohet rruga në Lezhë, banorët: Na vështirëson jetesën, nuk shesim dot prodhimet

13:00, 26/10/2021
A+ Aa A-

Rruga që lidh fshatrat Tresh, Markatomaj dhe Spiten është degraduar duke u bërë e pakalueshme për mjetet e vogla. Banorët e këtyre fshatrave, që merren kryesisht me bujqësi, thonë se rruga po i penalizon të dalin në treg për të shitur produktetet e tyre.

Nga Syri Tv

Degradimi i segmentit rrugor prej 3 km  ka penalizuar banorët e tre fshatrave për tu lidhur me autostradën Lezhë-Laç.

Shenjat e asfaltit duken shumë pak, ndërsa gropat e medha, kanë sjellë jo pak vështirësi për banorët e kësaj zone, që jetesën e tyre e kanë të lidhur me bujqësi. Por amortizimi i rrugës ka penalizuar fermerët të dalin në treg për të shitur prodhimet e tyre.

Banorët kërkojnë dërhyrje sa më të shpejtë për asfaltimin e kësaj rruge, pasi ky segment është një arterie e rëndësishme.

Ata u bëjnë thirrje instancave përkatëse që të marrin masa dhe të investojnë në rehabilitimin e kësaj rruge dhe të mos i mashtrojnë në kohë fushatash, pasi sipas tyre është shumë problematike dhe ua vështirëson lëvizjen në çdo stinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco