Qytetarët shprehen të irrituar sa i takon rritjes së ccmimeve të produkteve të shportës për syri tv ata pohojnë se pjesa me e madhe e buxhetit ju shkon për ushqime.
Nga Syri Tv
Buxheti i familjeve shqiptare është i orientuar tek shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike. Sipas indeksit të cmimeve, publikuar nga INSTAT, rritja më e madhe vihet re pikërisht tek ky grup me 4.7%.
Qytetarët e pyetur nga syri tv shprehen se pjesa më e madhe e buxhetit të tyre shkon për ushqimet. Problemi më madhor që po rëndon xhepat e familjarëve është rritja e cmimeve të cilat po vështirësojnë jetësën.
Sipas një raporti të fundit të publikuar nga Monitor analizohet ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2021 që lëviz në 2,6 %, nga 2.5 që ishte në muajin gusht duke treguar një gjallërim të konsumit dhe refektlim të rritjes së cmimeve për produktet ushqimore.
Në raportimin e INSTAT vendin e dytë të shpenzimeve e mban komunikimi e më pas transporti dhe shpenzimet në hotele e restorante. Një rritje e indeksit vihet re edhe në grupin “qira, ujë, energji elektrike “ me 1.1% Në muajin Shtator 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,5 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike”.
© SYRI.net