Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ 30 minuta shi, përmbytet qendra e Beratit, uji vërshon rrugëve

VIDEO/ 30 minuta shi, përmbytet qendra e Beratit, uji vërshon rrugëve

20:20, 18/10/2021
A+ Aa A-

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi i furishëm që qendra e qytetit të Beratit të notojë në ujë.

Si pasojë e reshjeve të shiut është mbulur nga uji vendi i quajtur "Axhensi" në Berat.

Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Siç duket nga pamjet që sjell Syri.net, shkak për këtë përmbytje të rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave të larta dhe puseta në aksin kthesa e gjykatës-agjensi. 

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të pastrimit për të zhbllokuar pusetat në rrugë si dhe normalizimi i rreshjeve të shiut, që uji në qendrën e qytetit të tërhiqet pas 30-minutash.

Por edhe pse uji u tërhoq nga rruga dhe u krye zhbllokimi i qendrës së qytetit, ajo që mbeti pas është balta e lluca, që po pastrohet.

Bllokimet e rrugëve kryesore në Berat ndodhin shpesh, sidomos në rastet e shiut të pandërprerë e me furi, që nxjerrin jashtë funksionit kullimin e ujërave të larta në pusetat e rrugës,që janë të amortizuara prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco