Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Brenda dhomave të zbrazura të spitalit, aty ku COVID iku dalëngadalë

FOTO/ Brenda dhomave të zbrazura të spitalit, aty ku COVID iku dalëngadalë

15:00, 01/10/2021
A+ Aa A-

Shumë lot e shumë gëzime kanë përjetuar kosovarët nëpër dhomat e QKUK-së ku po trajtoheshin pacientët me COVID.

Disa luftuan dhe dolën gjallë, por disa fatkeqësisht nuk ia arritën ta mposhtin virusin që po tmerron botën tash e dy vite.

SYRI.net Kosova ju sjell pamjet e fundit nga dhomat ku u trajtuan pacientët me këtë virus. Është hera e parë që pas kaq kohësh që shtretërit aty janë zbrazur. COVID tashmë po ‘zhduket’...

Image

Një heshtje kishte përfshirë dhomat ku deri vonë ishin të mbingarkuara me pacientë.

Disa prej tyre mezi shpëtuan e disa dolën të vdekur nga dhomat ku ishin shtrirë për t’u trajtuar me COVID.

Ishin dy javë të tmerrshme që mobilizuan spitalin e Prishtinës.

Image

Krevatet ngjitur me njëri-tjetrin janë ende aty. Në ato dhoma ku të sëmurën nuk jetonin dot pa oksigjen.

Madje, edhe bocat ende ndodhen pranë kokave të shtratit.

Image

Por pas këtyre dy javëve të vështira, gjithçka ndryshoi.

Për herë të parë pas kaq ditësh mjekët i gëzohen faktit se shtretërit e ‘ferrit’ ishin bosh.

Image

Zhurma e frikës së infektimit, dhomat e korridoret e mbushura plotë tani janë të zbrazura nga pacientët me COVID-19. Këtë qetësi nga COVID-19 është duke e përjetuar Klinika e Pulmologjisë në QKUK.

Derisa shëtisnim gjatë korridoreve të kësaj klinike, shihnim vetëm personel mjekësor. Karriget e pritjeve ishin bosh.

Image

Vetëm një javë më parë në këtë klinikë shtretërit ishin të mbushur plotë me pacientë të infektuar, deri sa sot po mban vetëm pacientë të sëmundjeve që i takojnë këtij ambienti.

Image

Ky lajm i mirë erdhi nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK), ku njoftoi se pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive për trajtim të mëtutjeshëm.

Image

Në një intervistë me SYRI.net Kosova, Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë Dr. Musa Hoxha u shpreh i kënaqur për gjithë punën gjatë kohës së pandemisë sa ishin duke trajtuar pacientë me COVID-19.

Ai deklaroi se në këtë klinikë nuk ka asnjë pacientë të infektuar.

“Unë jam shumë i kënaqur që Klinika e Pulmologjisë ka trajtuar me sukses të gjithë pacientët  e infektuar me COVID-19. Për momentin nuk kemi asnjë pacientë të infektuar me COVID-19, por kemi vetëm pacient post COVID”, u shpreh Hoxha.

Image

Deri sa në anën tjetër, ShSKUK vazhdon të informon se ka rënë numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Duke u larguar nga kjo klinikë, duke lënë pas korridoret e zbrazëta dhe fytyrat e lumtura të personelit shëndetësor, japin shpresë që pandemia e gjatë COVID-19 duket se është drejt fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco