Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

23:16, 28/09/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ka nisur kështu moti i paqendrueshëm në vend i cili do të vijojë edhe në ditën e nesërme.

Moti do të nisë me vranësira të përqendruara në pjesën lindore të vendit. Në bregdet moti me kthjellime e vranësira. Gradualisht vranësirat do të dendësohen në të gjithë vendin dhe përkohësisht në zonat jugore, juglindore e lindore do të ketë reshje të dobëta shiu. Në formë të izoluar në juglindje shtrëngata të shkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Valëzimi në dete deri në 2 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie si më poshtë:

në zonat malore 12°C deri në 25°C

në zonat e ulëta 14°C deri në 29°C

në zonat bregdetare 17°C deri në 29°C

Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim dhe ju sugjerojmë që këto ditë të mos i harroni cadrat në shtëpi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco