Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO nga SYRI TV/ Pas bukës, rritet me 10 lekë edhe çmimi i kafesë

VIDEO nga SYRI TV/ Pas bukës, rritet me 10 lekë edhe çmimi i kafesë

14:17, 20/09/2021
A+ Aa A-

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës nuk ka të ndalur. Pas rritjes së çmimit të bukës, frutave edhe kafeja pritet të konsumohet 10 lekë më tepër. Rritja e çmimeve po vihet re kryesisht në zona periferike të kryeqytetit dhe sipas importuesve në muajt në vijim do të ketë rrije në të gjithë vendin. Rritja e çmimit është ndikuar prej vendeve të origjinës, ku shitja e kafesë në bursë ka pësuar rritje prej të korrave të dobëta këtë vit në Brazil dhe kostos së transportit.

Nga SYRI TV

Një filxhan kafe është kombinimi ideal për nisjen e mëngjesit dhe një nga shoqërueset e çdo dite për konsumatorin shqiptar. Aq i preferuar është ky produkt sa shënoi shitje rekord gjatë pandemisë për kafenë në shtëpi, e nga ana tjetër Shqipëria mban numrin rekord të numrit të bareve për frymë në Evropë.

Teksa në të gjithë botën ky produkt ka filluar të shitet më shtrenjtë, një luhatje çmimesh ka filluar të prekë edhe tregun vendas. Në Tiranë, ditët e fundit, një kafe u shit 10 lekë më shtrenjtë në zonat periferike duke pasur parasysh rritjen që u bë pas daljes nga karantina me 10-20 lekë. Në një vit, çmimi i kafesë në baret e Tiranës është rritur nga 15-30 lekë, sipas zonave.

Aktualisht në qendër dhe zonat rreth saj, një filxhan kafe kushtoi 90-120 lekë nga 70-90 lekë para se të fillonte pandemia. Çmimi i kafesë është rritur edhe në njësitë e pakicës ku 100 gramë tani shiten 130-140 lekë, nga 110 lekë para pandemisë.

Rritja  çmimeve është reflektim i situatës në tregjet ndërkombëtare nxitur nga ngrica shkatërruese në prodhuesin kryesor të kafesë në Brazil dhe kostot rekord të transportit të shkaktuara nga COVID-19. Korrja totale e kafesë në Brazil këtë vit ka shënuar rënien e saj më të madhe vjetore që nga viti 2003 për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Një çmim i lartë i kafesë ka të ngjarë të zgjasë deri vitin e ardhshëm, kjo sipas një raporti të ri nga Fitch Solutions. Ekspertët thonë se furnizimi i kufizuar nga prodhuesit kryesorë të kafesë si Vietnami, Brazili dhe Kolumbia mund të mbajë kostot e larta deri në vitin 2022.

Sipas bursës ndërkombëtare, çmimi për kokrrat e kafesë Arabica është rritur nga 1.6 dollarë për paund që nga 21 korriku, duke arritur në 2.15 dollarë për paund. Biznesi do të goditet nga situata e prodhimit të Brazilit, pasi ajo përbën një të tretën e të gjitha kokrrave.

Çmimet e kafesë rritën më tej koston e një shporte blerjesh për konsumatorin shqiptar, pas rritjes së artikujve të tjerë si buka, vajrat vegjetale dhe sheqeri. Indeksi i Agjencisë Ushqimore të Kombeve të Bashkuara për çmimet botërore të ushqimit, për muajin korrik tregoi një rritje vjetore prej 31%, në një kohë kur shumë konsumatorë po luftojnë financiarisht për shkak të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco