Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

FOTOLAJM/ Slogani ‘Vjosa Park Kombëtar’ shpaloset në sheshin ‘Duomo’ në Milano

FOTOLAJM/ Slogani ‘Vjosa Park Kombëtar’ shpaloset në sheshin ‘Duomo’ në Milano

20:14, 21/07/2021
A+ Aa A-

Gjatë paradites së sotme, slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, Itali. 

Ideja e shpalosjes së sloganit në një prej shesheve më të njohura në Itali është realizuar nga disa aktivistë italian që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa.

Aktivistët e Patagonia Milan kanë theksuar se një banderolë e ngjashme do të shpaloset së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar. Fotografitë janë realizuar nga Paolo Aralla & Bapu Srlst.

Sjellim në vëmendje se rrej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri e konsideruar si një pasuri e Europës. Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco