Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Tentoi të transportonte përtej kufirit 4 persona me dokumente false, arrestohet 34-vjeçarja në Durrës

Tentoi të transportonte përtej kufirit 4 persona me dokumente false, arrestohet 34-vjeçarja në Durrës

08:52, 18/05/2021
A+ Aa A-

Një 34-vjeçare në Durrës është arrestuar pasi tentoi që të kalonte përtej kufirit katër persona në mënyrë të paligjshme.

Gruaja me iniciale E.B., u ndalua mbrëmjen e së hënës në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara një 30-vjeçare, banuese në Durrës, një 28-vjeçar po banues në Durrës si dhe një 31 dhe 30-vjeçar banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Port - Durrës 

Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.

Specialisët  e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës,   si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.B., 34 vjeçe  banuese në Durrës.

Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco