Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

23:04, 25/03/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Gjatë këtyre ditëve në vijim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore të zonës së jugut. Po në të njejtën mënyrë edhe dita e Shtunë parashikohet me mot të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente në orët e vona të mbrëmjes.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8m/s. Temperaturat e mëngjesit mbeten relativisht të ftohta ndërsa ato të mesditës gradualisht do të rriten me kalimin e ditëve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco