Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO-EMRI/ 17 vjeçari shqiptar, ndër banorët e parë të planetit Mars

FOTO-EMRI/ 17 vjeçari shqiptar, ndër banorët e parë të planetit Mars

18:07, 24/02/2021
A+ Aa A-

Shqiptari i parë që tashmë i ka arritur emri në planetin Mars është Bennet Nura 17 vjeç.

Para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, në vitin 2020 NASA ka hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimit se aty do të mund të zhvillohet jeta.

Benneti ka qenë në mesin e 100 mijë aplikantëve, i cili tashmë është përzgjedhur të jetë ndër banorët e parë zyrtarë të këtij planeti, njëherësh shqiptari i parë, nëse në të ardhmen aty do të ketë jetë.

Bennet Nura tha se tashmë i ka 2 pasaporta. Një të NASA-s dhe një që mban shtetësi holandeze, pasi ai jeton në Holandë.

“Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa i ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë. Pra nëse planeti mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje”, tha Nura për RTK.

Ai studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së. I riu ka treguar edhe mënyrën e aplikimit në këtë konkurs.

“Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA”,– tha ai.

Me datën 18.02 2021 ne ora 9:55 raketa Atlas V ka zbarkuar në Mars.  Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të mblidhen mostra, për të parë nëse më herët aty ka pasur jete. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco