Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Dëborë dhe ngrica, 7 këshilla për shoferët, për të shmangur aksidentet

Dëborë dhe ngrica, 7 këshilla për shoferët, për të shmangur aksidentet

08:13, 17/01/2021
A+ Aa A-

Shqipëria është përfshirë nga një mot i acartë me dëborë dhe ngrica. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në këtë situatë ka disa këshilla për drejtuesit e automjeteve që duhet t’i kenë parasysh për të shmangur aksidentet.

Këshillat që duhet të keni parasysh

Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur!

Përdorni antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit!

Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit!

Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm. Ruani distancë sigurie shtesë nga mjeti që ju paraprin!

Mos kryeni manovra të nxituara veçanërisht në prani të dëborës!

Tregohuni të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco