Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Prefektja e Beratit infektohet me Covid-19

Prefektja e Beratit infektohet me Covid-19

20:42, 02/12/2020
A+ Aa A-

Prefektja e qarkut të Beratit,Valbona Zylyftari, është infektuar me Coronavirus. Mësohet se prefektja Zylyftari kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte karantinuar në banesën e saj në Berat.

Zylyftari kishte bërë tamponin në privat dhe përgjigjia e tamponit rezultoi sot “pozitive”, ndërkohë që mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Covid-19 nuk ka të ndalur infektimet edhe në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut të Beratit, ku janë konfirmuar sot ‘pozitivë’, 1 punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore Berat, 1 mësuese në shkollën ‘Ajet Xhindole’ dhe 1 nxënës në gjimnazin ‘Babë Dudë Karbunara’. Mes të infektuarve të sotëm janë edhe 2 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal ‘Lira’, qendër ku janë karantinuar prej 3-javësh i gjithë stafi i edukatoreve dhe 46 fëmijët me aftësi ndryshe.

Infektime janë regjistruar edhe sot brenda Spitalit Rajonal të Beratit, ku është konfirmuar ‘pozitive’ një sanitare në Maternitetin e Spitalit, ndërkohë që edhe një polic i Policisë Bashkiake Berat është konfirmuar i infektuar me Coronavirus. Ndërkohë që infektimet me Coronavirus kanë njohur rritje nga ditë në ditë gjatë muajit të fundit në qarkun e Beratit, numri i rasteve aktive ka arritur në 621.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco