Vodafone Albania vlerësohet nga umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri

Vodafone Albania vlerësohet nga umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri

16:28, 13/08/2020

13 gusht 2020                                                       

Një prej kompanive lider, ndërkombëtar, në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë piket më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, në të gjithë treguesit e performances së rrjetit celular.

Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri, duke testuar performance e shërbimeve voice dhe data në celular, në qytete të mëdha e të vogla, si edhe rrugë ndërqytetëse. Bazuar në testimet e kryera,Vodafone Albania arriti pikët më të larta të marra ndonjëherë në vendin tonë (893 pikë nga1000), përsa I përket performances së rrjetit në total, cilësisë së telefonatës, cilësisë së internetit, si dhe performances nga të dhënat crowdsourced, rezultate që theksojnë edhe njëherë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Drejtori I Përgjithshëmi Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh: “Kjo arritje historike është rezultati investimeve të vazhdueshme dhe tregues që këto investime kanë sjellë diferencën në treg. Jemi shumë krenarë që kemi ndërtuar një rrjet të fuqishëm e të qëndrueshëm në Shqipëri, I cili arriti performance maksimale edhe në situate sfiduese, siç ishte periudha e Covid-19. Ky rezultat nuk është vetëm një arritje e radhës për kompaninë, por edhe një përgjegjësi më shumë për të ruajtur intensitetin e punës sonë, në realizimin e shoqërisë dixhitale për Shqipërinë, nëpërmjet rrjetit të fuqishëm Vodafone Gigabit.”

Drejtori Ekzekutiv i Telekomunikacionit në umlaut, Hakan Ekmen, përgëzoi kompaninë  Vodafone për këtë arritje: “Përgëzoj Vodafone Albania për arritjen. Me 893 pikë, skuadra e Vodafone ka arritur rezultatet më të larta të siguruara ndonjëherë në Shqipëri në testimet e umlaut. Klientëve Vodafone iu ofrohet cilësia më e mirë e shërbimeve celulare. Vlerësimi I performances së rrjeteve celulare nga umlaut standardizon industrinë, duke vlerësuar me korrektësi dhe transparence infrastructure globale dixhitale.”

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industries së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Superioriteti në cilësinë e rrjetit është rezultati investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët.

Për më shumë informacion rreth rezultateve të testimeve umlaut vizitoni:

https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arben14/08/2020 14:07

Kur marin vlersim kompanit mashtruese dhe zhvatëse në Shqipëri vaj medet ça ndodh në Europë Vodafoni në Shqipëri edhe ofertat 28 ditë gjë që nuk e shef në asnjë vend të botës as në Afrikë sbesoj që ndodh kjo Tarifat ekstreme dhe ofertat qesharake ku akoma ka ofert me 4 giga internet që sbesoj që i kalon 2 dit me ta se nja 1 a ma shum giga ti vjedh vodafoni... Por prap mirë ju bën popullit budall që han bar flen gjum dhe durojn vjedhjet në katër anët

XHEZUA....13/08/2020 20:27

....SI GRABITSI ME I MADH NE TELEFONI ....

t13/08/2020 19:24

Lesh me qime e qime me lesh

Shto koment

Denonco