Virusi jashtë kontrollit: 6 viktima brenda 24 orësh

Virusi jashtë kontrollit: 6 viktima brenda 24 orësh

16:18, 05/08/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të të dhënave mbi situatën e Covid-19 në Shqipëri, njofton se në 24 orët e fundit numri i personave që kanë humbur jetën është 6 persona, ndërsa janë shënuar 139 raste të reja me infektime.

"Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 110 pacientë të konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga Covid-19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, dhe një 82-vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64-vjeçar nga Shkodra, një 69-vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve," deklaroi MSH.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E VERTETA06/08/2020 01:19

O MEDIA ADO NA I JEPNI EMRAT E ATYRE QE KANE VDEKUR QE TJU SHKOJME NE VARRIM TE PAKTEN E TE MESOJME CFARE TIPI DIABETI KISHIN APO PROBLEME ME MELCINE.AS1 EMER NUK NA KENI DHENE DERI ME SOT.MUND TE FILLONI?

Shto koment

Denonco