Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Parashikimi i studiuesit të njohur: Pandemia në Shqipëri mund të shuhet për dy javë

Parashikimi i studiuesit të njohur: Pandemia në Shqipëri mund të shuhet për dy javë

16:30, 15/04/2020
A+ Aa A-

Profesor Et’hem Ruka, me profesion biolog, në një analizë shifrash tregon se si ka evoluar numri i të infektuarve me Covid në vendin tonë dhe ai i të shëruarve nga dita e rastit të parë deri më sot, thotë se pika kritike u arrit më 12 prill.

Sipas profesorit, përqindja e të sëmurëve dhe ajo e të shëruarve u bë 50% me 50%. 

'Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të bëhet më e madhe se ajo e të sëmureve', shkruan ai.

Në një parashikim teoritë, bazuar në të dhënat e tij personale, profesori thotë se “Ritmi i përmiresimit luhatet nga 2% - 3% për çdo ditë. Kjo do të thotë se teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh”.

Si ka evoluar numri i të infektuarve dhe i të shëruarve me Sars Cov-2, i shprehur në % nga 9 mars deri më 14 prill 2020
Siç shihet % e të sëmureve nga virus me kurorë (kolonat ngjyrë blu) ka ardhur gradualisht duke rënë ndërsa ajo e të shëruarve (kolonët me ngjyrë të kuqe) gradualisht duke u rritur.

Pika kritike u arrit më 12 prill kur përqindja e të sëmurve dhe ajo e të shëruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të bëhet më e madhe se ajo e të sëmureve.

Ritmi i përmiresimit luhatet nga 2% - 3% për çdo ditë. Kjo do të thote se
teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh. Ky është vetëm një parashikim teorik nisur nga ecuria e kurbave të paktën për javën e fundit. I gjithë ky model përmbyset në se nuk vazhdohet ky sistem karantinimi.'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 18 prill 202018/04/2020 15:15

Do të jetë "pjerdhur nga mëndja" prof. Et'hemi kur na thotë që Koronavirusi largohet për 2 javë nga Shqipëria po qe se ecet me këto ritme karantinimi.Kur në botë po thuhet gjithnjë se do të duhet një kohë shumë e gjatë për tu larguar ky virus u rrezikshëm..

..15/04/2020 20:49

ik o idiot, gjitha bota po thote duhen muaj ndoshta dhe vite ti dole me i zgjuari apo keshtu e do interesi partise

lom deliu15/04/2020 19:49

bukur po i sherbeni bandes se Rames Turp !!!

Shto koment

Denonco