Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Ja sa është numri i telefonatave për COVID-19, cilat janë qytetet problematike

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Ja sa është numri i telefonatave për COVID-19, cilat janë qytetet problematike

21:37, 13/04/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ndodhet ende në banesën e tij pavarësisht se më të vështirën pohon se e ka kaluar në përballjen me koronavirusin.

Në një lidhje me skype me Fax News, ai i tha gazetari Enea Meksi se ka qenë i përditësuar me çdo të dhënë nga Urgjenca Kombëtare dhe se shumë shpejt sapo të plotësohen afatet e paracaktuara, do të rikthehet edhe fizikisht në detyrë.

Brataj ka folur për numrin e rasteve dhe telefonatave që bëjnë qytetarët në kontaktet që ka vënë në dispozicion urgjenca, kur ka qenë numri më i lartë i tyre dhe se si po funksionojnë gjurmimet e personave me koronavirus.
Pjesë nga intervista me skype për Fax News:

A ishin po aq agresive dhe për sa agresivitet mund të flasim duke krahasuar edhe rastet që keni parë?

Brataj: Kjo sëmundje që në fazet e para është me simptoma të temperaturës, diare, kollë, dhimbje fyti e trupi. Janë pak a shumë të njëjtat me gripin por janë shumë më të rrezikshme. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë, edhe ideja se po të kapi virusi do të vdesësh nuk është e vërtetë. Duhet të preokupohemi më shumë për komplikacionet që jep sidomos në mushkëri. Varet nga shkalla e dëmtimit, kjo krijon shumë vatra jo si ato bakteriale që shkakton vetëm një.

Sot jeni rikthyer në punë?

Brataj: Në punë kam qenë gjithmonë po jo fizikisht, akoma nuk jam kthyer duke ndjekur protokollin. Pas negativizimit duhet respektuar edhe karantinimi, është e afërt por do të rikthehem.

Si po shkon puna pranë 127? Ka një shtim të telefonatave?

Brataj: Kemi përditësime informacionesh siç janë ato që jep ministria për mediat. Edhe ne bëjmë përditësimin e të dhënave në bazë të kontakteve që kemi vënë. 127 bën vlerësimin bazë të thirrjeve. Në mesin e muajit patëm pikun e thirrjeve, por sot jemi më pak se 3000. Nëse ishin 8300 dhe mbi 5000 ishin për koronavirusin, në kohën e pikut sot jemi rreth 800-1000 në lidhje me koronavirusin. Është ulur aktiviteti i planifikuar dhe numri i shtrimeve nëpër spitale është ulur.

Cilat janë zonat më kontaktuese?

Brataj: Është normale që Tirana ka mbi 60% të thirrjeve i ka pasur gjithmonë. Me identifikimin e rastit të parë më datë 8 mars, thirrjet ndaj urgjencës u trefishuan, kjo tregon ecurinë e shërbimit  dhe thirrjet më të shumta janë nga Tirana dhe Durrësi pastaj vijnë qytetet e tjera të mëdha. Nëse kemi 1100 thirrje në ditë rreth 700 vijnë nga kryeqyteti. Sa i përket të prekurve rëndë janë nga rrethet, por shumica janë nga Tirana.

Si duhen lidhur simptomat e virusit, të gjitha cilësohen si të rënda?

Brataj: Në fillim kur morëm masat e para u vendos përkufizimi mbi origjinën e udhëtimit apo kontaktet me personat e konfirmuar si të infektuar, atëherë me simptomat konsiderohej si rast i tillë dhe u kalohej epidemiologëve. Me kohën u ndryshua protokolli, ishte e rëndësishme që të kishte simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Atëherë 127 në bashkëpunim me njësitë vendore shëndetësore, bënim dhe bëjmë skedat që mendojmë se duhet të hetohen, marrin tamponet dhe dërgohen në ISHP ku bëhet edhe kontrolli i tyre. Kjo bëhet përmes njësisë së koordinimit ku dërgohen sapo zbulohet rasti në kohë reale. Kontaktohen epidemologët, nuk është e nevojshme që qytetarët të shkojnë në spital por të kontaktojnë stafet.

Që prej nisjes së pandemisë, nga telefonatat konstatoni se ka raste më të lehta, mund të flasim për një dobësim të virusit?

Brataj: Ka njerëz që nuk shfaqin simptoma, mbi 80%. Ata që kanë një shfaqje të lehtë, ndjekja e ditëve të para nga mjeku përkatës ose i familjes përcakton hapat e mëtejshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco