Fundjava u mbyll me diell, por kjo javë sjellë shi e rënie temperaturash. Ja dita më e ftohtë

Fundjava u mbyll me diell, por kjo javë sjellë shi e rënie temperaturash. Ja dita më e ftohtë

21:50, 16/02/2020

Kjo javë do të fillojë me mot të kthjellët, por mesi i javës do të sjellë ulje temperaturash e reshje në shiu në vend.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pavarësisht motit me diell, dita e nesërme do të sjellë një ulje të temperaturave, ndërsa pasditja e të mërkurës do të sjellë edhe reshje shiu.

Dita më e ftohtë e javës pritet të jetë e premtja, me temperatura nën zero pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Për ditët e Hënë dhe të Martë moti do të vijoj të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare; ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta. Përgjatë ditës së Mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin.

Dita e Enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale (vlera negative në një pjesë të madhe të vendit).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco