Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shtëpia e Ibrahim Kodrës e pabanueshme, i afërmi ndan jetën mes çadrës dhe shtëpisë së dëmtuar

Shtëpia e Ibrahim Kodrës e pabanueshme, i afërmi ndan jetën mes çadrës dhe shtëpisë së dëmtuar

19:52, 06/01/2020
A+ Aa A-

Një pjesë e mirë e banorëve të Ishmit duket se i janë dorëzuar tashmë të ftohtit.

Nuk qëndrojnë dot më në çadra, se janë të moshuar, fëmijë apo njerëz të sëmurë ndaj janë detyruar të rrezikojnë duke u strehuar brenda shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e tyre.

"Nuk rrihet më nga era dhe i ftohti. Ja si lëviz. U futa brenda te kuzhina, fëmijët filluan të qajnë. Është e rrezikshme por çfarë të bëj. Nuk dimë se ku të shkojmë."

Me shtëpive të shpallura të pabanueshme është edhe ajo e piktorit të njohur Ibrahim Kodra.

Para kësaj banese është ngritur një çadër ku jeton Sabri Kodra, banor i fshatit Ishëm, i afërm i piktorit të ndjerë Ibrahim Kodra.

"Jam Sabri Kodra. Jetoj vetëm. U futa brenda se nuk kam ku gatuaj në çadër. Natën fle në çadër.Kam ftohtë.Jam 92 vjeç dhe nuk kam parë të tillë tërmet"tha ai për gazetaren e BOOM.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco