Pas pezullimit të mbrëmshëm, rifillon lundrimi me traget në Linjën Bari-Durrës

Pas pezullimit të mbrëmshëm, rifillon lundrimi me traget në Linjën Bari-Durrës

12:31, 06/01/2020
A+ Aa A-

Dita e djeshme me erë të fortë dhe det të trazuar në brigjet e Italisë jugore detyruan autoritet portuale italiane që të pezullojnë nisjen e dy trageteve të linjës Bari-Durrës.

Por nga ana tjetër pas qetësimit të motit ditën e sotme Autoriteti Portual në Durrës njofton se dy tragete të tjerë, ‘Rigel III dhe ‘AF Marina’ janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00.40 dhe tashmë po ankorohen në portin italian.

Dy tragetet e tjerë ‘Rigel II’ dhe ‘AF Francesca’, që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të së dielës nuk u nisën dot nga Bari për arsye të motit të keq me det të trazuar dhe erë të fortë.

Kompanitë e lundrimit njoftojnë se kanë marrë masa për njoftimin e udhëtarëve me anë të telefonit për ndryshimet e orareve të nisjes së trageteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco