Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Xhepat e pensionistëve nuk ‘rilindin’ as për 2019: Çmimet për festat skandaloze!

Xhepat e pensionistëve nuk ‘rilindin’ as për 2019: Çmimet për festat skandaloze!

15:27, 29/12/2019
A+ Aa A-

Qytetarët e Tiranës ditët e fundit kanë shpenzuar më shumë lekë për blerjen e të njëtave produkte të shportës. Nga një vëzhgim i bërë në tregjet e kryeqytetit qytetarët shprehen se që prej festës së Krishtlindjeve ka pasur një rritje të çmimeve të ushqimeve, por edhe të perimeve që variojnë nga 5 deri në 20 lekë.

“Në të gjitha ka pasur, i kanë rritur të gjitha çmimet, kryesisht te fruta perimet”, shprehen qytetarët.

Pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë koston e blerjes së produkteve ushqimore. Ata mundohen ta zgjidhin problemin duke blerë gjërat më të domosdoshme.

“Jemi pensionistë, rrogën e kemi të vogël, nuk kemi terezi të Vitit të Ri”, shprehet një pensioniste.

Të larta i konsiderojnë çmimet edhe qytetarët që jetojnë në Europë e janë kthyer në Shqipëri për festa.Ata shprehen se në krahasim me vendet ku jetojnë  ushqimet janë më të larta në një kohë që standarti i jetesës është më i ulët.

“Kam ardhur me pushime, çmimet janë skandal, shumë të larta”, shprehet qytetari, shkruan abc news.al

Por ka edhe nga ta qytetarë që  janë në gjendje më të mirë ekonomike dhe nuk e kanë vënë re ndryshimin në çmime.

“Janë të përballueshme”, thotë një tjetër qytetar.

Tregtarët pas kamerave  shprehen se ka  ndryshime të vogla të çmimeve sidomos në produktet e importit.Por shqetësimi i tyre kryesor  është fakti që shitjet kanë rënë ndjeshëm nëse i krahasojmë me një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco