Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Durrësi përfshihet nga furtuna, deti 7 ballë, pezullohet lundrimi

VIDEO/ Durrësi përfshihet nga furtuna, deti 7 ballë, pezullohet lundrimi

12:28, 21/12/2019
A+ Aa A-

Durresi përfshihet nga moti i keq. Era e fortë po krijon situata në qytet. Ndërkohq forca e detit ka arritur deri në shtatë ballë. Për pasojë, kapiteneria ka urdhëruar sektorin e peshkimit të pezulloj aktivitetin deri në përmiresim të kushteve klimaterike. Sipas kapitenerisë së përgjitheshme, bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Gjithashtu mësohet se moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesnatën e ditës së dielë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritjen e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thotë në njoftimin e saj kapiteneria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco