Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Në Jug të Shqipërisë, aty ku mund të përjetosh magjinë e një përralle

Në Jug të Shqipërisë, aty ku mund të përjetosh magjinë e një përralle

10:06, 13/11/2019
A+ Aa A-

Pozicionuar menjëherë pas qafës së Llogorasë, nga kumund të shijohet pamja mahnitëse e lindjes dhe perëndimit të diellit, ngrihet Palasa me bukuri që të magjeps e të lë vërtet pa fjalë.

Ujërate kristalta të Jonit që lagin Palasën dhegërshetohen lehtësisht me gurët e bardhë bashkë meshkëmbinjtë e prerë si me thikë që prekin kaltërsinë e thellë të detit, mbartinhistori dhe mistere pa fund.

Image

Shkëlqimi i gurëve të bardhë karakteristikë të zonës së Palasës, dukshëmlartëson historinë e saj, e cila daton me mijëra vite para Krishtit.

Dikur një port ku lulëzonte tregtia, Palasa u bë dhedestinacioni i perandorit romakJul Çezarit, i cili në betejën ndaj kundërshtarit të tij Pompeut, në vitin 48 para Krishtit, ankoroi anijet dhe zbarkoi legjionine tij në Akrokeraune, në bregun e Palasës (e quajtur në atë kohë Paleste). Kjo luftë civile që përfshiu perandorinë romake, ishte një luftë që nuk kishte të bënte vetëm me fatin individual të Jul Çezarit dhe Pompeut si protagonistët kryesorë, por njëkohësisht ishte vendimtare për fatin e perandorisë dhe përcaktimin e sistemit të qeverisjes.

Historia e Jul Çezarit nuk mbetet thjesht në kufijtë e legjendës dhe gojëdhënave popullore, por historianët na e sjellin të dokumentuar sipas dëshmivetë vetë Jul Çesarit në ditarin e tij si edhetë disa autorëvetë antikitetit në botime si:“De bello Civili” e Çezarit, “Bella Civilia” e Apianit dhe “Pharsalia” e Lukanit, të cilat përshkruajnëme shumë detaje këtë aventurë.

Image

Për të risjellë në vëmendje këtë fragment të historisë,së fundmi rruga që ndoqi Çezari me ushtrinë e tij është bërëe aksesueshme dhe njëdestinacion turistik për të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe historisë. Ky itinerar tashmë quhet shtegu “Në gjurmët e Çezarit” dhe lidh Parkun Kombëtar të Llogorasë me Monumentin e Natyrës, Delta e Përroit të Palasës.

Image

Në mënyrë që historia e lashtë e kësaj zone jo vetëm të ruhet, por edhe tënjihet nga të gjithë ata që e vizitojnë, në Green Coast Resort & Residencesështëngritur një skulpturë gjigande me diametër 4 metër, e punuar nga artistë të njohur të artit figurativ. Kjo vepër arti është pozicionuar pikërisht aty ku mendohet që ka nisur rrugëtimi iÇezarit – aty ku tashmë shtrihet shëtitorja e Green Coast, buzë detit magjik Jon. Skulptura e cilaka formën e një monedhe me ikonën e Jul Çesarit është punuar me material inoks për t’i rezistuar kohës dhe kushteve atmosferike të klimës në bregdet.Ndonëse e vendosur prej pak kohësh në Green Coast, kjo vepër arti po promovon më së miri faktet historike të Palasës dhe po kthehet në një atraksion turistik për të gjithë ata që vizitojnë apo pushojnë në këtë zonë.

Image

Palasa,me vlera të shumta historike e kulturore dhe me bukuri natyrore si magji përralle ju mirëpret ta vizitoni!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco