Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kreu i KMSH në Arabinë Saudite, takime në Ministrinë e Haxhit dhe Arsimit

Kreu i KMSH në Arabinë Saudite, takime në Ministrinë e Haxhit dhe Arsimit

12:19, 01/11/2019
A+ Aa A-

Në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Arabinë Saudite, KMSH njoftoi se kryetari H. Bujar Spahiu bashkë me grupin shoqërues kanë vijuar takimet me zyrtarë të lartë në disa ministri. Kreu i KMSH-së zhvilloi një takim me zv/ministrin e Haxhit dhe Umres, Dr. Abdulfetah bin Sulejman Meshat.

Gjatë takimit z. Spahiu e falënderoi zv/ministrin për bashkëpunimin e deritanishëm të Haxhit, si dhe diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve për të realizuar sa më mirë organizimin e haxhit për besimtarët nga Shqipëria.

Më pas kreu i KMSH-së ka zhvilluar një tjetër takim me zv/ministrin e Arsimit, z. Abdurrahman bin Nasir el-Kharif. Në këtë takimi z. Spahiu e njohu zv/ministrin me aktivitetin e Medreseve në të gjithë vendin dhe Universitetit Bedër si dhe me punën që KMSH bën për të rritur kapacitetet në fushën e arsimit dhe edukimit në vend.

Delegacioni i KMSH-së në ditët në vijim do të ketë të tjera takime me zyrtarë të lartë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

    Takimi i radhës i kreut të KMSH-së, H. Bujar Spahiu në Arabinë Sauditët ka qenë me presidentin e e Bankës Islamike për Zhvillim, Dr. Bandar Hajjar. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi projekte dhe bashkëpunime të ndryshme në disa fusha.

    Kreu i KMSH-së shprehu dëshirën e bashkëpunimit dhe investimit të Bankës Islamike për Zhvillim në dobi të besimtarëve dhe shoqërisë në Shqipëri.

    Ndërsa Dr. Hajjar falënderoi kreun e KMSH-së dhe tha se Banka Islamike do t’i marrë në konsideratë të gjitha projektet e Komunitetit Mysliman me dëshirën dhe vullnetin e mirë për t’i konkretizuar.

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco