Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rasti i veçantë/ Shkolla nuk e mori në ekskursion, shqiptari kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim

Rasti i veçantë/ Shkolla nuk e mori në ekskursion, shqiptari kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim

16:40, 23/10/2019
A+ Aa A-

Gazeta prestigjoze italiane, "Corriere della Sera", ka publikuar ditën e sotme rastin e veçantë të shqiptarit, Edri Begaj, sot 32 vjeç që pas 12 vitesh ka vendosur të kërkoj drejtësi e të padis shkollën ku ai ka kryer studimet e ciklit të mesëm duke kërkuar një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh.

Arsyeja?

12 vite më parë për rendiment të ulët në mësime, stafi pedagogjik i liceut "Città di Piero della Francesca"  në provincën e Arezzos, vendosi që Begaj të mos merrte pjesë në një ekskursion të organizuar nga shkolla në fjalë në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam.

Sipas shqiptarit, ky vendim i ka shkaktuar një traumë psikologjike si dhe një ndjenjë  të fortë diskriminimi që ka kushtëzuar dhe aksionet e mëparshme në raportin mes tij dhe shkollës, e që ka çuar deri në dëbimin e tij nga procesi mësimor.

Sipas avokatit, Gabrele Magrini, sot 12 vite më vonë, shqiptari Endri Begaj i kërkon liceut "Città di Piero della Francesca"  një dësmshpërblim prej 400 mijë euro.

Sipas tij, “kjo ngjarje ka lënë trauma te 32-vjeçarit”.

Kërkesa e tij është pranuar nga Gjykata Italiane e Apelit e cila ka ngarkuar me këtë çështje Gjykatën Civile të Arezzos.

Seanca e parë e këtij procesi gjyqësor pritet të mbahet në vitin 2020.

https://www.corriere.it/cronache/19_ottobre_23/arezzo-non-fecero-andare-gita-perche-aveva-voti-bassi-12-anni-fa-causa-scuola-446f2342-f58d-11e9-ad25-1b4f9a2d3eb8.shtml?refresh_ce-cp

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco