Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mbyllen degët e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit/ Aplikuesit preferojnë infermierinë, rruga e sigurtë drejt Gjermanisë

Mbyllen degët e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit/ Aplikuesit preferojnë infermierinë, rruga e sigurtë drejt Gjermanisë

16:14, 01/09/2019
A+ Aa A-

Mesatarja mbi 7.5 e vendosur per maturantet qe duan te aplikojne ne degen e mesuesise i dha goditje të rëndë Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani". Pas afishimit të fituesve të këtij viti shifrat janë tepër shqetësuese.

Me vështirësi u mbushën kuotat minimale të vitit të kaluar ku mesatarja ishte mbi 7, dhe listat e ketij viti, kur mesatarja është 7.5, kanë rezultuar me 30 – 50 % rënie të numrit të aplikantëve.

Keshtu me shume mundesi do te mbyllen deget e Matematike-Fizikes, Matematike – Informatikes, Fizikes Kompjuterike, Histori-Gjeografisë, Gjuhë-Letërsisë, Filozofi-Socilogjisë, Edukimit Qytetar, Italishtes, Frengjishtes, Gjermanishtes, Gjeografi dhe Gjuhë Italiane, Gjuhe shqipe dhe Frënge, Histori dhe Gjuhë Gjermane, Arsimi Parashkollor, Administrim Biznesi dhe Inxhineri, Ekonomi-Turizëm.

Nga parashikimet e këtij viti pritet te mbyllen thuajse të gjithë degët e mësuesisë që zenë rreth 50% të numrit totat të degëve.

E vetmja degë që ka thyer rekord aplikimesh është dega e Infermierisë, ku numri i aplikantëve është mbi 1000. 

Shumica e tyre largohen drejt Gjermanis, menjëherë pas diplomimit në Bacheloir, pasi lehtësirat e vendit të zhvilluar për vizat e punës në këtë kategori, janë të konsiderueshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco