Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Zhurma, punime ditë-natë:  KLSH gjen në faj për ndotjen akustike, bashkinë e Tiranës dhe Turizmin

Zhurma, punime ditë-natë: KLSH gjen në faj për ndotjen akustike, bashkinë e Tiranës dhe Turizmin

13:50, 21/08/2019
A+ Aa A-

KLSH ka përfunduar një auditim për ndotjen akustike në vendin tonë dhe detyrat që kanë pasur për ta ulur atë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Turizmit. Një mori shkejesh janë gjetur, duke filluar nga themeli: mungesa e plotë e politikave nga këto dy institucioneve për të ulur nivelin e zhurmave në vend si dhe të masave konkrete.

Auditimi ka mbuluar periudhën 2016–2018 dhe ka analizuar efektivitetin e institucioneve përgjegjëse për manaxhimin e zhurmave në mjedis

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit duke mos miratuar një sërë udhëzimesh ka dështuar të plotësojë kuadrin ligjor mbi zhurmat mjedisore me akte nënligjore edhe pse kanë kaluar 12 vite që nga krijimi i ligjit kryesor të zhurmave.

Bashkia Tiranë nuk ka hartuar politika të përshtatshme lidhur me manaxhimin e zhurmave mjedisore.

Plani Vendor i Veprimit të zhurmave, hartëzimi i zhurmave, shpallja e zonave të qeta urbane janë disa nga detyrimet ligjore të cilat Bashkia Tiranë nuk ka arritur t’i përmbushë.

Këshilli Teknik për Zhurmat nuk është ngritur dhe nuk ka funksionuar asnjëherë pranë ministrit të Turizmit.

Bashkia Tiranë nuk ka miratuar Planin Vendor të Veprimit për zhurmat dhe as ka realizuar hartëzimin e zhurmave për qytetin e Tiranës.

Orari i punimeve në lejet e ndërtimit që Bashkia e Tiranës miraton, nuk është i përcaktuar. Në formularët e aplikimit dhe në lejet e ndërtimit që Bashkia Tiranë miraton nuk janë të përcaktuara oraret në të cilat duhet të kryhen punimet e ndërtimit nga subjektet që përfitojnë leje ndërtimi. Mos vendosja e orareve të caktuara se kur duhet të kryhen punimet, bën që në mjaft raste të punohet në orët e vona të natës duke sjellë shqetësim për banorët e Tiranës.

Bashkia Tiranë nuk ka vendosur kritere për përdorimin e materialeve të izolimit akustik në lejet e ndërtimit.

Bashkia Tiranë nuk ka asnjë të dhënë mbi numrin e popullsisë së ekspozuar në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Në Vendimin e Kryetarit të KLSH-së për auditimin e “Ndotjes akustike” janë dhënë 39 rekomandime për organet e qeverisjes qendrore dhe vendore për përmirësimin në tërësi të situatës aktuale lidhur me zhurmat mjedisore dhe efekteve negative që ato japin në shëndetin e popullatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Profesori 21/08/2019 14:46

Nje pyetje per KLSH- ne: A duhet te procedohet penalisht ministri Klosi, i cili vleresoi optimalisht nje vendim injorant te keshillit bashkiak( para 30 qershorit) te bashkise Vlore per rregullimin e zhurmave te lokaleve me muzike gjate neteve te sezonit turistik. Mbaj mend nga lajmi ne televizion qe vendimi kerkonte qe per 5 ditet e para te javes orari i zhurmave te lihej deri ne 23. 00., ndersa ne fundjave gjate gjithe nates. A e di ky kumarxhi se ekziston nje ligj per ndotjen akustike , i cili vetem respektohet dhe zbatohet?

Shto koment

Denonco