Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Pushuesit në Durrësin e lodhshëm: re pluhuri dhe zhurmë betonieresh

Pushuesit në Durrësin e lodhshëm: re pluhuri dhe zhurmë betonieresh

08:25, 10/08/2019
A+ Aa A-

Një ditë nëpër rrugët e Durrësit do të thotë mes pluhurit. Punimet paralelel në dy destiancionet kryesore siç është bulevardi “Dyrrah” dhe shëtitorja “Taulantia” e kanë kthyer qytetin me të lodhshëm për banorët.

Bulevardi po rikonstruktohet, kurse  në shëtitore po zbatohet projekti për ndryshimin rrënjësor të saj. Rikosntruksioni  kryhet për të katërtën herë brenda harkut kohor të shtatë viteve.

Në kohë sezoni banorët presin tjetër gjë nga qyteti i tyre. Kurse vizitorët dhe turistët mbesin habiten si një qytet me rendësi si Durrësi, të kthehet në kaos pikërisht kur duhet të ishte më ftues.

Por fluksi i turistëve dhe banorët nuk e kanë ulur ritmin e punimeve në shëtitoren “taulantja”. Vendorët kanë vendosur të mos ndalojnë asnjë ditë deri në përfundim të projektit.

Nata në qytetin bregdetar është disi më ndryshe. Pavarësisht se lëvizjet bëhen mes inerteve, rrugët janë të mbushura me të rinj e të moshuar që shëtisin. Fundja s’kanë mënyre tjetër për të kaluar temperaturat e larta./ABC News 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz10/08/2019 11:12

Per her te katert dhe per her te dhjete do nderhyet perderisa betonieret jane te Gjush akullores betoni do te derdhet lume ne rruget e Durrsit. Amerika e shpalli non grata Gjush xhuxhin dhe familjen e tij, por Edver Taqi Mutacaku se ka nxjerr nji fjale nga goja e tij e qelbur sepse punet e "mira" i kan bo bashk, po hapi kamaren Edveri, nuk do rrije pasiv edhe akullorja!

Shto koment

Denonco