Surprizat e motit/ Ja si do të jetë koha për nesër

Surprizat e motit/ Ja si do të jetë koha për nesër

17:27, 17/07/2019
A+ Aa A-

Moti vazhdon të sjellë surpriza në vend.

Ditët me shi dhe temperatura të ulëta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Shqipëri.

Edhe gjatë ditës së nesërme, në zona të ndryshme të vendit pritet që të ketë reshje shiu, e në vende të caktuara edhe me rrufe e shtrëngata.

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Ditën e Enjte moti do të nisë i kthjellët. Në mesditë parashikohen zhvillime vranësirash, të cilat në zona të izoluara në male do të pasohen nga shi i dobët.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Juglindje-Veriperëndim duke u pasuar në bregdet valëzimi i forcës 1-2.

Temperaturat parashikohen në:

vendet malore 13°- 29°C

vendet e ulëta 17°- 33°C

vendet bregdetare 17°- 31°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco