Diell dhe mundësi për reshje shiu/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Diell dhe mundësi për reshje shiu/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:34, 08/07/2019
A+ Aa A-

RESHJET

Nesër (e martë dt.09) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve.

Në qarkun Shkodër dhe Dibër reshjet priten te jene lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Duhet theksuar që reshjet do të jenë më të mundshme nesër në pjesët e tyre malore (dhe ato pranë tyre).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe dhe breshër).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 36 °C

në vendet malore: 16 / 29 °C

ERA

Nesër (e martë dt.09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco